![“Spanja do të fitojë Euro 2024”, portieri gjeorgjian: Duhet të jemi të kënaqur, pavarësisht eleminimit 2 spanja do te fitoje euro 2024 portieri gjeorgjian duhet te jemi te kenaqur pavaresisht eleminimit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/spanja-do-te-fitoje-euro-2024-portieri-gjeorgjian-duhet-te-jemi-te-kenaqur-pavaresisht-eleminimit.jpg)
Gjeorgjia nuk i’a doli të vijonte ëndrrën e nisur në rrugëtimin fantastik si deputues në këtë evropian. Spanja tregoi se mbetet një ekip i madh me elementë të jashtëzakonshëm, që me shumë gjasa do të kërkojë të mbërrijë deri në fund të kompeticionit. Këtë mendim ndau në përfundim të ndeshjes edhe portiere i Gjeorgjisë Mamardashvili, i cili megjithëse protagonist nuk mundi të ndalte “furinë e kuqe” në pjesën e dytë.
“Duhet të jemi të kënaqur me performancën tonë deri këtu. I kemi dhuruar vendit tonë një emocion dhe një lumturi të papërshkrueshme. Duhet të jemi të kënaqur pavarësisht eleminimit. Pak kohë më pare askush nuk e mendonte Gjeorgjinë në këtë fazë të evropianit. Spanja mbetet favoritja kryesore për të fituar evropianin, mëkat që u përballëm me ta në këtë raund theksoi portiere Mamardashvili.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co