Komisioni Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, ka thërritur dëshmitarët auditues të KLSH, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen.
Audituesit të cilët do të dëshmojnë sot janë:
- Brunilda Zenelaj
- Eduard Stafasani
- Melina Kabo
- Semiram Jakupi
- Klarenc Xhaferraj
- Bexhet Zeqiri
Sipas PD, këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.
Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.
“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha ajo.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co