Ishte shpallur në kërkim nga Gjermania, 27-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

ishte shpallur ne kerkim nga gjermania 27 vjecari shqiptar arrestohet ne itali
ishte shpallur ne kerkim nga gjermania 27 vjecari shqiptar arrestohet ne itali

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Perugias.

Mësohet se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në një festival në Gjermani kishte tentuar të godiste një tjetër person për ta dëmtuar fizikisht, por pa sukses.

Si rezultat i hetimeve të kryera, 27-vjeçari është pikasur nga autoritetet italiane, të cilat kanë shkuar në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur atje.

Më pas vetë shqiptari pasi mësoi se kërkohej nga policia është paraqitur në komisariatin e Perugias për të kërkuar informacion për rastin.

Në atë moment, oficerët e policisë zbuluan se 27-vjeçari kishte një urdhër arresti nga shteti gjerman dhe e arrestuan.

Sakaq, ai është vendosur në burgun e Perugias ndërsa pritet të kryhen procedurat e tjera ndaj tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co