VIDEO/ Turbulenca në fluturim, pasagjerë të plagosur. Boeing 787 detyrohet të bëjë ulje emergjente

video turbulenca ne fluturim pasagjere te plagosur boeing 787 detyrohet te beje ulje emergjente
video turbulenca ne fluturim pasagjere te plagosur boeing 787 detyrohet te beje ulje emergjente

Një Boeing 787-9 i kompanisë spanjolle Air Europa, i nisur nga Madridi për në Montevideo, kryeqyteti i Uruguait, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Natal të Brazilit, pasi kishte hasur në turbulenca gjatë fluturimit.

Lajmi u konfirmua në rrjetet sociale nga kompania ajrore e cila shpjegon se si avioni që kryente fluturimin UX45, një Boeing, më pas arriti të “ulej normalisht”, por disa pasagjerë pësuan “lëndime të lehta”.

Numri i saktë i personave të plagosur nuk është ende i qartë, por në bazë të informacioneve të raportuara do të ishin të paktën dhjetë, ndoshta njëzet, nga të cilët gjashtë u dërguan në spital për trajtim.

Avioni mbante 325 pasagjerë dhe thuhet se ka hasur në turbulenca të forta ndërsa fluturoi mbi Oqeanin Atlantik, por vendndodhja e saktë është e paqartë. Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë video të ndryshme që dokumentojnë dëmtimin e pësuar nga avioni: pamjet tregojnë copa tapiceri të grisura, veçanërisht në pjesën e sipërme të avionit, dhe sedilje të dëmtuara rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →