‘’Ikja e tij, humbje e madhe”-Nika për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Fliste për vdekjen pa frikë! Shkrimtarët e kanë cilësuar gjeni, e respektonin

ikja e tij humbje e madhe nika per ndarjen nga jeta te kadarese fliste per vdekjen pa frike shkrimtaret e kane cilesuar gjeni e respektonin



































Shkrimtari dhe studiuesi, Ermir Nika tha se ikja e Kadaresë është një humbje shumë e madhe e cila do krijojë zbrazëti.

ermir nika

I ftuar në emisionin ‘’Open’’ në News 24, Nika rrëfeu dhe takimet e fundit me Kadarenë, duke thënë se fliste për vdekjen pa frikë.

“Njëherë më tha e di jetëgjatësinë time, e di sa do jetojë vepra ime, ai fliste për vdekjen pa frikë”, thotë ai për Kadarenë, i cili u nda nga jeta sot në mëngjes në moshën 88-vjeçare.

’Ikja e Ismail Kadaresë është një humbje e madhe sigurisht që do krijojë një zbrazëti është një lloj itenerari që të kryqëzohen rrugët me të dhe atë çfarë la pas. Unë kam një muaj që e kam takuar, disa nga miqtë e tij ishin Drago Siliqi, Ahmet Golemi nga më të mirët. Nuk ishte tragjik për vdekjen.

Njëherë më tha e di jetëgjatësinë time, e di sa do jetojë vepra ime, ai fliste për vdekjen pa frikë.

Njëherë më tha: Unë jam rritur jetim, kisha një nënë që ishte martuar e vogël, por nga ne thonin që vajzat kur martohen shpejt mbeten të vogla, ajo më mbante për dore teksa rritesha, më pas u rrita dhe e mbaja unë atë përdore, unë kam drejtuar familjen time, u rrita përpara kohe. Isha fëmija i parë dhe i dola për zot familjes.  Madje kur erdhi nga Franca i tha e ëma meqenëse ndërrove atdheun, do ndërrosh edhe nënë dhe pastaj ai shkroi ‘’Kukullën’’.

Ai ka shkruar shumë vepra e do lexohet nga gjeneratat, por mendoj që Kadareja donte më shumë vëmendje ai ruante etikën e një qytetari dhe nuk e kalonte etikën. Për të gjithë autorët e ndaluar ai ka shkruar ai i pari.

Për Lasgush Poradecin dhe për Martin Camaj.

Ai ka shkruar dhe për Frederik Rreshpjan në një intervistë ai i përmend të gjithë autorët dhe krenohet me ta.

Edhe shkrimtarët e tjerë e kanë parë atë dhe thoshin ishte gjeni, ata e respektonin, të paktën një pjesë e madhe.

Dritëro Agolli në një dokumentar ka thënë, Ismail të çmoj më shumë se veten’’, u shpreh Nika.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →