Avokatët mbrojtës të Safet Gjicit në seancë: Ja nga kush u pagua Alma Kaçi për të bërë videon në Bashkinë e Kukësit

avokatet mbrojtes te safet gjicit ne seance ja nga kush u pagua alma kaci per te bere videon ne bashkine e kukesit
avokatet mbrojtes te safet gjicit ne seance ja nga kush u pagua alma kaci per te bere videon ne bashkine e kukesit

Në konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse, avokatët e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, insistojnë që Alma Kaçi është paguar për të realizuar videon në ambientet e Bashkisë së Kukësit.

Po ashtu, avokatët mbrojtës pretendojnë se ajo ka pasur komunikime me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka gjetur pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të akt ekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty. Pamjet janë gjetur tek një USB në banesën e Kaçit.

“Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njeri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruçi i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria ne datën 9 tetor kur e ka pyet Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën”, pretendon avokati.

Sipas mbrojtjes më datë 23 maj 2023 ka qene takimi i pare mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kohë në të cilën ata kane kryer marrëdhënie seksuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →