Lajçak: Takimi i fundit Kurti- Vuçiç në Bruksel, sfidues si kurrë më parë

lajcak takimi i fundit kurti vucic ne bruksel sfidues si kurre me pare
lajcak takimi i fundit kurti vucic ne bruksel sfidues si kurre me pare

I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sërish ka folur për takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në një shkrim në platformën sociale Facebook, Lajçak, tha se në atë takim nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.Sipas tij, diskutimi ishte i rëndë, dhe shumë sfidues si kurrë më parë.

“Javën e kaluar, HRVP Borrell dhe unë pritëm presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Prishtinë-Beograd. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë”, shkroi Lajçak.

Megjithatë, thekson se puna vazhdon, pasi të martën do të ketë takim me kryenegociatorët e dyja vendeve për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →