Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me ish-ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Esocbar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Tabaku u shpreh se me dy zyrtarët ka zhvilluar një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.
Ajo shtoi se aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen.
“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkroi ajo në Facebook.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co