Ish-kapiteni i Elbasanit, Abaz Karakaçi nuk ka nguruar të “thumbojë” ish-trajnerin e tij Nevil Dede, menjëherë pas bërjes publike të lajmit se tekniku kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me verdhëblutë.
“Ka një zot lart që shef dhe vendos çdo gjë në vendin e vet”, shkruan Karakaçi në Instagram.
Kujtojmë që futbollisti shkodran u largua pak javë më parë nga Dede, që nuk e kishte në planet e tij për sezonin e ri. Vendimi përforcohet më shumë, edhe nga reagimi i Karakaçit në rrjetet sociale.
Kujtojmë që trajneri 49-vjeçar arriti të përmbushte me sukses objektivin për rikthimin e Elbasanit në Superiore, por më pas palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co