Kurti do që raportet me Serbinë të normalizohen gjatë 2024, për vitet dhe dekadat e ardhshme ka plane tjera

kurti do qe raportet me serbine te normalizohen gjate 2024 per vitet dhe dekadat e ardhshme ka plane tjera
kurti do qe raportet me serbine te normalizohen gjate 2024 per vitet dhe dekadat e ardhshme ka plane tjera

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se shpreson normalizimin e marrëdhënieve Serbinë këtë vit, pas disa raundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve.

Në një intervistë për AFP, Kurti theksoi se është e rëndësishme që viti 2024 të jetë final, pasi dëshiron që pas kësaj të vazhdojë të merret me çështje të tjera të rëndësishme.

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet e dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, bisedimet kanë nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar pastaj në nivel politik.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje – nga lëvizja e lirë deri te çështja e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99 – por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Bashkimi Evropian kërkon vazhdimisht nga to që të zbatojnë gjithçka të dakorduar.

Normalizimi i marrëdhënieve, njëherësh, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.

Bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë thirrje për themelimin e Asociacionit si dhe hapave të tjerë për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co