Basha përkujton ditën kur shqiptarët hynë në ambasada: Sot shqiptarët sërish me sytë drejt emigrimit

basha perkujton diten kur shqiptaret hyne ne ambasada sot shqiptaret serish me syte drejt emigrimit
basha perkujton diten kur shqiptaret hyne ne ambasada sot shqiptaret serish me syte drejt emigrimit

Lulzim Basha, ka përkujtuar ditën kur shqiptarët për herë të parë rrëzuan murin e izolimit dhe u futën në ambasada, në kërkim të një jete më të mirë.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se 34 vite më vonë, shqiptarët janë sërish me sytë drejt emigrimit.

Basha shkruan se demokratët euroatlantikë janë e vetmja alternativë për ndryshim, pasi janë të bindur se Shqipëria meriton më shumë dhe të bashkuar kundër aleancave të errëta që duan të na mbajnë në vendnumëro.

Postimi: 

Si sot 34 vite më parë shqiptarët rrëzuan murin e izolimit dhe u futën nëpër ambasada, me shpresën e vetëdijen se meritonin një jetë më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre.

34 vite më vonë, ndërsa përkujtojmë këtë moment të rëndësishëm të kujtesës sonë historike, shqiptarët janë sërish me sytë drejt emigrimit.

Korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisjes është diktatura e re që po shpopullon Shqipërinë, po varfëron familjet shqiptare dhe vret shpresën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre.

Edhe censusi i vonuar dhe i tjetërsuar i qeverisë, nuk fsheh dot mpakjen dhe plakjen e Shqipërisë.

Ky eksod i dytë kërkon një reflektim të thellë shoqëror dhe politik.

Rrugët e vjetra po japin zgjidhje të vjetra, nga të cilat shqiptarët po ikin nga sytë këmbët.

Kriza e demokracisë, ngecja e ekonomisë dhe dimri demografik, kërkojnë modele dhe mendësi të re politike, për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen.

Demokratët euroatlantikë janë gati për këtë ndryshim dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha shtresat shoqërore dhe forcat politike që ndajnë me ne vlerat për të cilat guximtarët e 2 Korrikut 1990 rrëzuan muret e diktaturës. Të bindur se Shqipëria meriton më shumë, të bashkuar kundër aleancave të errëta që duan të na mbajnë në vendnumëro, mund t’ia kthejmë shqiptarëve shpresën e humbur të Shqipërisë si Europa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →