“Dëshmitarët ja hedhin topin njëri-tjetrit, të gjithë xhonglera!”- Komisioni i Tims, kreu i SHISH kërkoi të jap dëshmi me dyer të mbyllura, Salianji: Doni të rrini si lakuriqi i natës! S’do ja hidhni dot

deshmitaret ja hedhin topin njeri tjetrit te gjithe xhonglera komisioni i tims kreu i shish kerkoi te jap deshmi me dyer te mbyllura salianji doni te rrini si lakuriqi i nates
deshmitaret ja hedhin topin njeri tjetrit te gjithe xhonglera komisioni i tims kreu i shish kerkoi te jap deshmi me dyer te mbyllura salianji doni te rrini si lakuriqi i nates



































Kryetari i Komisionit hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka ironizuar kërkesën e kryetares së SHISH,  dhe grupit të deputetëve socialistë, për të zhvilluar më dyer të mbyllura dëshminë e saj, duke u shprehur se po mbyllen si lakuriqi i natës.

“Si lakuriq nate, të heqim mediat, të heqim ditën të mbyllemi këtu edhe ju mendoni se do t’ja hidhni dot”, tha ai.

Salianji theksoi se seanca me dyer të hapura i shërben publikut, demokracisë dhe këtij institucioni, ndërsa tha se “dëshmitarët vijnë dhe ja hedhin topin njëri-tjetrit të gjithë, të gjithë xhonglera”.

“Kërkesa imë është të bëhet me dyer të hapura, nëse ka sekret apo dokumente të klasifikuara si dokument shtetëror, të bëjmë mbledhjen e mbyllur”, kërkoi Slianji, por kjo kërkesë u rrëzua me 6 vota pro nga opozita dhe 8 kundër nga mazhoranca.

Salianji: Unë mendoj e i shërben publikut, demokracisë dhe këtij institucioni që mbledhjet të jenë më dyer të hapura. E kam thënë që lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë.

Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, e kemi bërë këtë, nuk kemi çfarë bëjmë. Si lakuriq nate, të heqim mediat, të heqim ditën të mbyllemi këtu edhe ju mendoni se do t’ja hidhni dot.

Nuk ja hidhni dot, e keni parë që dëshmitarët vijnë dhe ja hedhin topin njëri-tjetrit të gjithë, të gjithë xhonglera. Kërkesa imë është të bëhet me dyer të hapura, nëse ka sekret apo dokumente të klasifikuara si dokument shtetëror, të bëjmë mbledhjen e mbyllur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co