Shkatërrohet banda e drogës, zbulohen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar. Kush është ‘koka’ e grupit që drejtonte trafikun në Francë

shkaterrohet banda e droges zbulohen emrat e 3 shqiptareve te arrestuar kush eshte koka e grupit qe drejtonte trafikun ne france
shkaterrohet banda e droges zbulohen emrat e 3 shqiptareve te arrestuar kush eshte koka e grupit qe drejtonte trafikun ne france

Zbardhen emrat e 3 personave të arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar droge, me sipërmarrjen e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pas hekurave me urdhër të Prokurorisë së Posaçme u arrestuan Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabi Isaku. Po ashtu mësohet se Zabit Fisniku rezulton të jetë kreu i bandës kriminale, që veprimtarinë e kishte në Francë. BalkanWeb mëson se Fisniku e drejtonte nga Shqipëria aktivitetin kriminal të drogës në Francë.

Hetimet e kryera, bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Rezultatet e hetimeve në Shqipëri
Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrimi i sasive të konsiderueshme monetare, lëndëve të ndryshme narkotike (heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë përzierje), automjete, pajisje elektronike, etj.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve. Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 3(tre) persona në hetim, dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 66, datë 28.06.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 3(tre) personat nën hetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →