Cristiano Ronaldo ishte absolutisht njeriu i mbrëmjes dje në Frankurt në sfidën mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Një penallti e humbur në shtesë, shumë lot të CR7-ës, kurajo që i dhanë shokët e skuadrës, penallti e realizuar më pas në “ruletën ruse” të 11 metërshave dhe në fund ka lot gëzimi. I përjetoi të gjitha Cristiano në këtë ndeshje, ku në harkun e vetëm pak sekondash, u shndërrua nga protagonisti negativ i sfidës në hero.
Megjithatë jo të gjithë e panë me këto “sy” performancën e tij mbrëmë. Ishte BBC që e “thumboi” CR7, pas humbjes së penalltisë në kohën shtesë duke vendosur titullin: “Misstiano Penaldo”, padyshim nota ironie dhe humori, që shkaktoi shumë të qeshura në studio. Por ish mbrojtësi anglez John Terry sikundër edhe shumë sportdashës nuk e pritën edhe aq mirë këtë etiketim të BBC. Terry në një postim në instagramin e tij u shpreh: BBC një turp, duke i dalë në këtë mënyrë në mbështetje Cristianos.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co