Orbani i kërkon Zelenskyt armëpushim

orbani i kerkon zelenskyt armepushim
orbani i kerkon zelenskyt armepushim

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen evropiane për Ukrainën, ka bërë vizitën e tij të parë në vend të martën që nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022.

Duke folur së bashku me Zelenskyn, Orban i kërkoi udhëheqësit ukrainas të konsideronte një “armëpushim” në mënyrë që të “përshpejtohen bisedimet e paqes” me Rusinë.

“I kërkova presidentit të mendojë nëse mund të përshpejtojmë bisedimet e paqes, duke bërë fillimisht një armëpushim. Një armëpushim i lidhur me një afat do të jepte një shans për të përshpejtuar bisedimet e paqes. E eksplorova këtë mundësi me presidentin dhe jam mirënjohës për përgjigjet dhe negociatat e tij të sinqerta”, ka deklaruar Orban.

Udhëheqësi hungarez ka promovuar disa herë idenë e përfundimit të luftës me një armëpushim në krahasim me mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Orbani deklaroi gjithashtu dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet midis Budapestit dhe Kievit, të cilat janë tensionuar nga marrëdhëniet e ngushta të Orbanit me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne do të donim të përmirësonim marrëdhëniet midis dy vendeve. Ne do të donim të bënim një marrëveshje të gjerë dypalëshe me Ukrainën, të ngjashme me ato që kemi bërë tashmë me fqinjët tanë”, është shprehur Orban.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha vlerësoi pjesëmarrjen e Hungarisë në samitin e paqes për Ukrainën, që është mbajtur në Zvicër nga mesi i qershorit.

“Hungaria mori pjesë në samitin e parë të paqes dhe ka mbështetur komunikatën e samitit dhe kjo flet për gatishmërinë e Hungarisë për t’u bërë efektive në realizimin e sigurisë reale, të shumëpritur në vendin tonë dhe në të gjithë rajonin tonë dhe Evropën. Për të gjithë ne në Evropë, është thelbësore që mbështetja evropiane e Ukrainës të mbetet në një nivel të mjaftueshëm”, ka thënë Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →