Dyshohet se ka humbur pasurinë me mikrokreditë/ Ngjarja e rëndë para ambienteve të SPAK, reagon policia: 63-vjeçari konsumoi fostoksinë

dyshohet se ka humbur pasurine me mikrokredite ngjarja e rende para ambienteve te spak reagon policia 63 vjecari konsumoi fostoksine



































Gjatë pasdites së sotme (2 korrik) një qytetar konsumoi helm para ambienteve të SPAK dhe më pas transportua në spital në gjendje të rëndë.

SPAK

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se 63-vjeçari ka konsumuar fostoksinë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se lezhiani kishte  kërkuar një takim në SPAK, para  se të ndërmerrte aktin e rëndë.

Dyshohet se shtetasi me iniciale P.T, ka humbur pasurinë e tij me mikrokreditë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →