![‘‘Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin’’, punonjësit u tronditën kur panë tri krokodila (VIDEO) 2 degjuan nje zhurme te pazakonte dhe germuan trotuarin punonjesit u tronditen kur pane tri krokodila video](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/degjuan-nje-zhurme-te-pazakonte-dhe-germuan-trotuarin-punonjesit-u-tronditen-kur-pane-tri-krokodila-video.jpg)
Gjithçka nisi kur kalimtarët dëgjuan një zhurmë të pazakontë që vinte nga poshtë trotuarit dhe shërbimet komunale u thirrën në vendngjarje.
Kur kanë thyer një pjesë të asfaltit, para njerëzve të tronditur ka dalë një krokodil.
Një nga punëtorët e kapi zvarranikun me kapëse të posaçme dhe më pas u shfaq një tjetër dhe u vërsul drejt kameramanit!
Në video shihet krokodili i tretë, i cili ka qëndruar i qetë, nën asfaltin e thyer dhe i dallohet vetëm shpina.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas nëse ka ndonjë të lënduar dhe çfarë ka ndodhur me krokodilët që me siguri kanë ndjekur tubacionin e ujit dhe kanë përfunduar në një vend të pazakontë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co