Gjykata e Posaçme jep dënimin për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, ja sa dënohet ish-kryebashkiaku. I ndryshohet akuza

gjykata e posacme jep denimin per safet gjicin dhe alma kacin ja sa denohet ish kryebashkiaku i ndryshohet akuza
gjykata e posacme jep denimin per safet gjicin dhe alma kacin ja sa denohet ish kryebashkiaku i ndryshohet akuza

Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite. Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.

Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici.  Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

“Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin e sheshit para bashkisë sepse nuk ishte proneëe tij. Nuk e kam lejuar të ndërtojë një objekt pa leje ne afërsi të liqenit të Kukësit, si dhe kam patur edhe përplasje fizike kur në Kukësi ishte ambasadorja holandeze. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e  pagoi Alma Kacin ne shenje hakmarrje pse unë nuk e lashë te zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme”, tha Gjici.

Gjici tha para gjykatës se përse SPAK nuk e hetoi Abedin Orucin dhe kontaktet e tij me Alma Kacin.  “Pse Alma pasi beri videon ja dha Abedin Orucit? Pse nuk është hetuar ky fakt. Unë po hetohet prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku është premtimi qe i kam bere unë Alma Kacit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashe shko tek zëvendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi”, theksoi Gjici.

Avokatët e ish kryebashkakut pretenduan se Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe këmbëngulën se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →