Presidenti Joe Biden e kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep presidentëve imunitet të gjerë nga ndjekja penale për aktet zyrtare të ndërmarra gjatë kohës që janë në detyrë, një vendim që do të ndikojë mbi gjyqin kundër ish-presidentit Donald Trump nën akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.
“Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Biden. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, tha ai “kjo ka ndryshuar rrënjësisht”.
Ai shtoi se “unë do të respektoj kufijtë e pushtetit presidencial, siç kam bërë për tre vjet e gjysmë, por çdo president, përfshirë Donald Trumpin, tani do të jetë i lirë të injorojë ligjin”.
Presidenti Joe Biden tha se publiku amerikan kishte të drejtë të dinte rolin e ish-presidentit Donald Trump në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por shtoi se tani, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u jep imunitet të gjerë presidentëve nga ndjekja penale, kjo gjë është pothuajse e pamundur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co