Për ta bindur do t’i trefishojë rrogën! Çelsi është gati të paguajë klauzolën e zbulimit të EURO 2024

per ta bindur do ti trefishoje rrogen celsi eshte gati te paguaje klauzolen e zbulimit te euro 2024



































Niko Uilliams është padyshim zbulimi i EURO 2024, pasi me lojën e tij në radhët e Spanjës i ka mahnitur të gjithë, duke treguar se nuk është rastësi që cilësohet si një nga talentet më të mëdha të këtij brezi futbollistësh. Dhe sigurisht që klubet e mëdha janë vënë në garë për të siguruar firmën e lojtarit ofensiv të Spanjës i cili është pjesë e Atletik Bilbaos.

niko uilliams

Niko Uilliams ka një klauzolë prej 58 milionë eurosh për të prishur marrëveshjen me klubin spanjoll dhe shumë klube janë të gatshme ta paguajnë atë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Çelsi jo vetëm ka shprehur dëshirën për të paguar këtë shifër, por për të bindur lojtarin i ofron një rrogë prej 15 milionë eurosh në vit, që është trefishi i asaj që përfiton aktualisht në Spanjë.

Të njëjtën gjë mendohet se është gati të bëjë edhe Arsenali, i cili gjithashtu është gati të paguajë klauzolën e tij dhe të rritë rrogën e futbollistit në mënyrë të ndjeshme në krahasim me shifrat që përfiton aktualisht.

Nga ana tjetër, Barcelona kërkon lojtarin por për të siguruar të ardhurat për të paguar klauzolën, duhet të shesë Rafinja apo De Jong. Klubi po kërkon në mënyrë të dëshpëruar përforcime për të bërë të mundur këtë transferim, që e sheh si shpresën e vetme për të luftuar Real Madridin në sezonet në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →