Legjenda e Spanjës, Andres Iniesta mundi të shihte të hënën skulpturën e tij, të instaluar në Albasete një muaj më parë, një ngjarje në të cilën lojtari nga La Mança nuk mundi të merrte pjesë në atë kohë për arsye të planifikimit.
Është një monument që “Fondacioni Solis” e ka porositur në vitin 2019. Iniesta u shoqërua nga familja e tij në këtë event ku ishte i rrethuar nga fëmijë të shumtë që donin të bënin një foto me lojtarin që i dha Kupën e Botës Spanjës në vitin 2010. Pikërisht, është ai momenti i goditjes së tij kundër Holandës, që pasqyrohet në instalacion, momenti në të cilin Iniesta shënoi golin që e bëri Spanjën kampione bote.
Pasi ka komentuar rreth statujës që lartëson ish-lojtarin e Barcelonës, Iniesta ka komentuar edhe ecurinë e deritanishme të “La Roja”-s në “Euro 2024” dhe për sfidën e të premtes së ardhshme kundër Gjermanisë. “Unë e shoh Spanjën duke dhuruar një futboll shumë të bukur dhe rezultativ. Ndjesitë janë shumë të mira, tani është radha e Gjermanisë, e cila do të jetë e vështirë, por mund të kalohet. Unë kam besim te Spanja, sepse kjo skuadër ka shumë cilësi”, deklaroi Iniesta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co