Shkeli hapësirën ajrore, Lituania notë proteste Kremlinit: Avioni hyri pa leje

shkeli hapesiren ajrore lituania note proteste kremlinit avioni hyri pa leje
shkeli hapesiren ajrore lituania note proteste kremlinit avioni hyri pa leje

Një situatë e cila mund të precipitonte në përshkallëzim të tensioneve, ka ndodhur midis Lituanisë dhe Rusisë. Shkak është bërë shkelja e hapësirës ajrore të Lituanisë nga një avion civil rus.

Ministria e Jashtme e Lituanisë ka paraqitur një protestë diplomatike me Rusinë pasi avioni rus hyri në hapësirën e saj ajrore pa leje, citon “Sky News”.

Avioni hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë mbi Detin Baltik për afro një minutë, në fluturimin e tij nga aeroporti i Moskës në aeroportin e Kaliningradit, tha ministria. Lituania, afër Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi, është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe mbështet Ukrainën duke i ofruar gjithashtu ndihmë ushtarake.

Sakaq, të ashpra kanë qenë fjalët e liderit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukshenko i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë përplasje në kufirin me Ukrainën. Lukashenko bëri me dije se situata në Ukrainë po shkon keq e më keq.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →