![Thirrja e parë për tërheqje nga brenda partisë, kongresmeni demokrat i kërkon Biden të marrë vendimin e “vështirë” 2 thirrja e pare per terheqje nga brenda partise kongresmeni demokrat i kerkon biden te marre vendimin e veshtire](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/thirrja-e-pare-per-terheqje-nga-brenda-partise-kongresmeni-demokrat-i-kerkon-biden-te-marre-vendimin-e-veshtire.webp)
Lloyd Doggett u bë demokrati i parë i Kongresit që i bëri thirrje Presidentit Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale, pas një performancë të dobët në debatin ndaj Donald Trump.
Kongresmeni nga Teksasi përshëndeti mandatin e parë “transformues” të Biden në detyrë, por tha se ishte koha për të lejuar një tjetër anëtar të partisë të sfidonte republikanin Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.
“Duke pranuar se, ndryshe nga Trump, angazhimi i parë i Presidentit Biden ka qenë gjithmonë ndaj vendit tonë, jo ndaj vetvetes, unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr. Unë me respekt i bëj thirrje që ta bëjë këtë,” tha Doggett në një deklaratë.
Nga ana tjetër, kampi i Biden ka shpresuar të sigurojë votuesit amerikanë, shumica e të cilëve thonë se besojnë se Biden është shumë i vjetër për të punuar në qeveri, se presidenti ishte zgjidhja më e mirë kundër paraardhësit të tij Trump.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co