Lajme të këqija për Interin vijnë nga Kupa e Amerikës aty ku mbrojtësi kanadez Tajon Buçanan ka pësuar një dëmtim të rëndë, që pritet ta mbajë larg fushave për disa muaj.
Mediat italiane raportojnë se gjatë stërvitjes së sotme lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, e cili e ka detyruar atë të transportohet me ambulancë në një spital të Dallasit.
Buçanan pritet të mungojë 4 deri në 6 muaj dhe të ketë një operacion në horizont direkt në SHBA. Gjithashtu stafi mjekësor i Interit është në kontakt me atë kanadez për të vlerësuar vazhdimisht gjendjen e lojtarit dhe për të vendosur se çfarë do të bëjë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co