Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka kanë vijuar takimet për të ftuar qytetarët në protestën e 11 Korrikut në Njësinë 9 në Tiranë. Bardhi ka listuar edhe dias arsye sipas së ciliët janë arsyet përse qytetarët duket ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita. “Të protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit.”, shkruan Bardhi.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
”Në 11 Korrik, ora 20:00, të gjithë bashkë protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit. Gjatë takimit me banorët në Njësinë 9 në Tiranë, tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.
11 Korriku, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar! Ditën e enjte, ora 20:00, të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. Shqipëria duhet të dalë nga gjendja e pashpresë ku e ka futur qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur”, shkruan Bardhi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co