Paraditen e kësaj të mërkure pranë Teatrit të Operas dhe Baletit po zhvillohet ceremonia shtetërore në nder të Ismail Kadaresë.
E pranishme ishte dhe studiuesja Alda Bardhyli, ajo u shpreh se dita e stome është një ditë e zezë jo vetëm për kulturën shqiptare.
E pyetur nga gazetarët se si u kujton takimet e fundit me Kadarenë, Bardhyli u shpreh se ai mendonte që e kishte kryer atë që ishte, ai rishikoi dhe botoi veprën e tij dhe mendoj që ka ikur I qetë dhe pa brenga, u shpreh Bardhyli.
[embedded content]
Bardhyli:
”Sot është një ditë zie jo vetëm për kulturën shqiptare por edhe atë ndërkombëtare.
Ismail Kadare ishte një nga mendjet më të rëndësishme dhe më të mprehta.
Me penën e tij i dha shumë Shqipërisë, kombit e kulturës ai shqiptare.
Ai shpërshfaqi një Shqipëri të jashtëzakonshme falë penës së tij, atë që ne sot po e jetojmë.
Mendoj që Kadare iku i qetë pasi ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte, ai e botoi krijimtarinë e tij dhe rishikim e veprës së plotë dhe ka ikur pa brenga”, u shpreh Bardhyli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co