Pas 17 fitoreve në boksin profesionist, Nelson Hysa synon titullin kampion Europe, përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij

pas 17 fitoreve ne boksin profesionist nelson hysa synon titullin kampion europe pergatitet per ndeshjen me te rendesishme te karrieres se tij
pas 17 fitoreve ne boksin profesionist nelson hysa synon titullin kampion europe pergatitet per ndeshjen me te rendesishme te karrieres se tij

Nelson Hysa tenton që të bëhet boksieri i parë i Shqipërisë që fiton titullin kampion Europe. Pas 17 fitoreve në boksin profesionist, Hysa po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij që do të jetë më 11 korrik në Tiranë, titullin kampion në Europë në federatën më të madhe botërore WBO. Hysa do të ndeshet përballë Thorsten Fuchs, i cili për boksierin shkodran është një kundërshtar i fortë.

[embedded content]

Trajneri Zef Gjoni shprehet se nuk ka asnjë boksier shqiptar që ka fituar këtë titull përveç Luan Krasniqit por që atëherë e mori këtë trofe me flamurin e Gjermanisë ndaj e cilëson si ndeshjen më të rëndësishme të historisë së boksit shqiptar përballjen e Hysës. Një përballje në mbrëmjen e 11 korrikut do të ketë edhe boksieri tjetër shkodran Arjon Kajoshi, i cili po ashtu ka arritur disa fitore të rëndësishme në boksin profesionist.

Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi po zhvillojnë seancat e fundit stërvitore për të qenë gati për mbrëmjen e madhe të 11 korrikut ku Hysa synon fitimin e titullit kampion Europe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co