Forcat ruse kanë kryer një sulm ajror mbi qytetin e Dnipros, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona dhe 34 tjerë kanë mbetur të plagosur.
Presidenti ukrainas ka publikuar pamjet ku shihen raketat ruse duke goditur në qendër të qytetit – derisa civilët po kalonin rrugëve, shkruajnë mediat e huaja.
“Terroristët rusë sulmojnë sërish qytetin tonë. Deri më tani janë konfirmuar pesë të vdekur. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave. 34 tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë”, ka thënë Zelensky.
Ai theksoi se ekipet emergjente kanë dalë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për të lokalizuar zjarrin, dhe të shpëtojnë personat që mund të kenë ngecur nën rrënoja.
“Ky terror rus mund të ndalet vetëm me dy gjëra – sisteme moderne të mbrojtjes ajrore dhe armë me rreze të gjatë veprimi. Bota mund të shpëtojë jetë, kjo kërkon përkushtim të liderëve, shkruan Zelensky.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co