Një 19-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, njofton Policia e Fierit.
Sipas komunikatës, A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Topojë ka ndezur një zjarr, flakët e së cilit kanë dalë jashtë kontrollit.
Për pasojë, 19-vjeçari ka pësuar djegie në trup nga përhapja e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Topojë, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Seman. Nga përhapja e flakëve, 19-vjeçari ka pësuar djegie në trup.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co