00:00 – 24.01.2024
Opinionistët e Big Brother nuk bien dakord se angazhimi në kuzhinë mund të kishte qenë arsyeja e largimit të Alfio Rrotanit nga formati.
Ndërsa Arbri e konsideroi kuzhinën ‘të mallkuar’, pasi secili banor që ka marrë përsipër të gatuaj ka harruar të luaj, Ori shprehet se Alfio nuk diti ta shfrytëzonte kohën e pakët që iu dhurua në Big Brother.
Arbri: Kuzhina të mbush barkun, por të nxjerr jashtë. Kuzhina është e mallkuar. Kush ka marrë pjesë në kuzhinë ka harruar të luaj, ka harruar të bëhet pjesë e debateve. Indirekt mund të ketë menduar se përmes gatimit mund të fitojë zemrën e banorëve, por kuzhina gjithmon është e mallkuar.
Ledioni: Mbase Alfio ka qenë introvert dhe i është dashur më tepër kohë që të njihej me banorët e tjerë.
Ori: Nuk besoj se kuzhina është problemi sepse ‘dashuria kalon gjithmon nga stomaku’. Dhe faremirë mund të përdorte kohën në kuzhinë për t’iu treguar atyre zonjave që ndjekin Big Brother nga mëngjesi deri në darkë disa receta të mira. Alfio nuk diti ta shfrytëzonte kohën e pakët që iu dhurua në Big Brother.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co