Aventura e James Rodriguez me fanellën e San Paolos mund të ketë marrë fund pas gjashtë muajsh. Sipas asaj që raportohet nga UOL Esporte, në orët e fundit ka patur një takim mes klubit brazilian dhe mesfushorit kolumbian, ku thuhet se ai ka kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit përpara kohe.
Për lojtarin mund të ketë një rikthim në Evropë, ku Besiktas thuhet se mendon për të për të forcuar skuadrën. Në Turqi tregu i transferimeve dimërore është ende i hapur dhe do të jetë deri më 9 shkurt.
James Rodriguez ka luajtur 12 ndeshje me San Paolon, ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 2 herë pasin e fundit. Më parë, ka mbajtur veshur fanellën e Porto, Monaco dhe Olympiacos.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co