Finlanda i jep SHBA-së qasje në bazat e saj ushtarake, reagon Rusia

finlanda i jep shba se qasje ne bazat e saj ushtarake reagon rusia
finlanda i jep shba se qasje ne bazat e saj ushtarake reagon rusia

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në bazat e saj ushtarake, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse.

“Mund të konfirmoj vetëm se Rusia nuk do të lërë pa përgjigje ngritjen ushtarake të NATO-s në kufirin tonë, e cila kërcënon sigurinë e Federatës Ruse”, tha zëdhënësi Andrei Nastasin, transmeton Telegrafi.

“Ne gjithashtu do të ndërmarrim masat e nevojshme, duke përfshirë të natyrës ushtarako-teknike, për t’iu kundërvënë vendimeve agresive të Finlandës, si dhe aleatëve të saj të NATO-s”, shtoi ai.

Parlamenti finlandez miratoi të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja hap 15 objekte ushtarake finlandeze për përdorim të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe, Finlanda u bë anëtare e NATO-s në vitin 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →