Shqiperia

Homazhet për Ismail Kadarenë, Berisha “merr pjesë” në ceremoninë për shkrimtarin në TKOB

homazhet per ismail kadarene berisha merr pjese ne ceremonine per shkrimtarin ne tkob
homazhet per ismail kadarene berisha merr pjese ne ceremonine per shkrimtarin ne tkob

Kreu i PD Sali Berisha ka “marrë pjesë” në homazhet e zhvilluara në TKOB në nder të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Përmes nënkryetarit të PD Luçiano Boçi dhe deputetes Albana Vokshi, Berisha ka dërguar një kurorë me lule si edhe ka shprehur mesazhin e lamtumirës për Kadarenë.

N/Kryetari Boçi në “Librin e Kujtimeve” shkruan:

“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!

I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts