22:08 – 23.01.2024
Opinionistja e “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj e ka cilësuar si shfaqje të shëmtuar debatin mes Julit dhe Eglës, për ndërrimin e aktorit në domën e gjumit.
Gjatë spektaklit të sotëm, ajo tha se ky diskutim i ka sjellë në mënyrë të turpshme dy banorët në prime-in e sotëm.
“I sjell në mënyrë të turpshme në prime. Ata asnjëri nuk e kan isur nga zero kur kanë hyrë aty. Egla besoj ka pritur që të kuptohej më shumë nga Juli aty brenda si dy kolegë. Më duket e shëmtuar që bëjnë këto debate aty, e po ashtu më duket e shëmtuar që të gjithë banorët aty bëjnë këto skema, nuk shfaqen si duhet, nuk mbajnë qëndrim si duhet, faktorizohen po pa mbajtur qëndrim”- tha Ori Nebijaj.
Por ky koment, nuk u prit mirë nga Juli, i cili nuk pranon se doli keq.
“Unë ku dola keq këtu sepse nuk e di”- tha Juli
“Nuk ka tango pa dy”- tha Ori.
“Jo nuk e kuptoj sepse unë t’i them dikujt do të të heq nga loja dhe të më thotë idiot, nuk e di. Muhabetin e brekëve e hapi vetë sepse aty i ka ngelur mendja, unë nuk përmenda gjë. Duhet ta ndash qëndrimin, nuk mudn të jesh asnjëanëse dhe ti”- tha Juli për Orin.
“Unë i dola përballë dhe i thashë që këtë lojë nuk e bën dot me mua sepse ky është territori im.”- tha Egla
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co