Teliti denoncon lënien pas dore të kompensimit të (ish)pronarëve gjatë 5 muajve të parë të 2024: Qeveria ka dhënë për ta më pak para sesa premtoi

teliti denoncon lenien pas dore te kompensimit te ishpronareve gjate 5 muajve te pare te 2024 qeveria ka dhene per ta me pak para sesa premtoi
teliti denoncon lenien pas dore te kompensimit te ishpronareve gjate 5 muajve te pare te 2024 qeveria ka dhene per ta me pak para sesa premtoi

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka denoncuar me shifra lënien pas dore të kompensimit të ish-pronarëve gjatë 5 muajve të parë të vitit 2024.

Teliti shprehet se qeveria që urren ish-pronarët, kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet. Sipas tij, qeveria ka dhënë për ish-pronarët shumë më pak para sesa ka premtuar.

Dorian Teliti: Qeveria që “urren” (ish)pronarët, kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet.

Thirrini kujtesës tuaj mbi premtimet qeveritare📝 për këtë shtresë dhe shikoni më poshtë faktet kokëforta.

👉Fakt: Në 5 muajt e parë 2024 qeveria ka dhënë vetëm 3.4 milionë euro kompensim për (ish)pronarët, vlerë kjo 15 herë më e ulët sesa buxheti i premtuar 2024 nga ana e qeverisë.

👉Fakt: Kompensimi i (ish)pronarëve për 5 muajt e parë të 2024 është 36% më i ulët edhe sesa 5-mujori 2023.

🔷Ndaj të gjithë (ish)pronarët jo vetëm të na bashkohen në protestë, por ti prijnë asaj dhe ndryshimit, pasi pa ndryshim nuk do ketë zhvillim për ta dhe Shqipërinë.

🔷Të gjithë të bashkuar në 11 korrik për ngritjen e qeverisë teknike, për të patur pas 12 vitesh zgjedhje të lira e të ndershme, të pranuara nga të gjithë, zgjedhje që kryefjalë do kenë ndryshimin politik dhe të ardhmen europiane të vendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →