Shkrimtari Rudolf Marku ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.
Marku, në një lidhje skype për emisionin “Open” në Neës24, tha se vdekja e Kadare është një provë për ne si komb, por shtoi se me veprat e tij na ka dhënë dinjitet.
Ndër të tjera ai tha se kush e shan Kadarenë, projekton veten me atë sharje që bën.
“Vepra e Kadaresë na ka dhënë dinjitet. Shqipëria nuk ka humbur, por ka fituar veprën e një shkrimtari gjenial. Ismail Kadare na ka dhënë dinjitet. Ata që shajnë Kadarenë projektojnë veten në atë sharje që bëjnë”, tha Marku.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co