I ashpër është treguar deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Sula kërkoi që të respektoheshin procedurat parlamentare.
Ai tha se nuk mund të respektonte një pjesë të politikanëve që sipas tij janë të arrestuar, siç është dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Pjesë nga diskutimi:
Dashnor Sula: Kërkoj urgjentisht nga ju si kryetare e Kuvendit të respektoni Rregulloren për fyerjen me fjalë të ndyra që një deputet socialist i bëri zotit Bardhi.
[embedded content]
Nikolla: Të gjithë ju e dëgjuar fyerjen që zoti Bardhi bëri, mori tërheqje vëmendje
Sula: E drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë por jo të fyejë njeri. Kam që në 2005 në Kuvend nuk kam bërë asnjëherë një fyerje personale, ndërsa nga mazhoranca është bërë e modës. Ç’po themi më shumë nga sa po bëhet sot? Sot do të ishte dita që të gjithë deputetët e mazhorancës, i respektoj disa prej tyre që nuk janë të korruptuar, Sot keni një ish ministër, priten edhe ish ministër tjetër e ish kryetar bashkisë sërish në pranga. Në vend ët jepni llogari ofendoni deputetët e opozitës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co