Me pranga dhe i rrethuar nga efektivët/ U arrestua pak orë më parë, momenti kur ish-ministri Ilir Beqaj largohet nga Drejtoria e Policisë

me pranga dhe i rrethuar nga efektivet u arrestua pak ore me pare momenti kur ish ministri ilir beqaj largohet nga drejtoria e policise
me pranga dhe i rrethuar nga efektivet u arrestua pak ore me pare momenti kur ish ministri ilir beqaj largohet nga drejtoria e policise

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua pak orë më parë.

Në fillim ai ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë, ndërsa në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta shihet momenti kur ai ka dalë nga godina i shoqëruar nga efektivë.

Mësohet se ish-ministri po dërgohet te Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.

Beqaj u arrestua me urdhër të SPAK në lidhje me abuzime me fondet e agjencisë SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →