Iraku ka lëshuar një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara në përgjigje të një sulmi ajror të mbrëmjes të së mërkurës në Bagdat, ku u vra një komandant i lartë i milicisë pro-Iraniane Kataib Hezbollah.
Komanda e Përbashkët Operacionale e Irakut e quajti sulmin një “agresion të ri nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se sulmi ka minuar të gjitha “pikat e takimit” mes SHBA dhe Irakut.
Zëdhënësi Tahseen Al Khafaji, në një postim në rrjetin social X, tha se sulmi është shkelje të sovranitetit të Irakut
Kataib Hezbollah konsiderohet milicia më e fuqishme e mbështetur nga Irani në Irak dhe pjesë e një konsorciumi milicish të sponsorizuar nga shteti në vend të njohur si PMU (Forcat e Mobilizimit Popullor), shumë prej tyre milici shiite, që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë atje.
Por vetëm disa ditë pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani më 28 janar, Kataib Hezbollah njoftoi se po pezullonte operacionet e tij ushtarake kundër forcave amerikane, gjë që u pa si shenjë se grupi kishte frikë nga një goditje nga SHBA.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co