Sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës, ja çfarë duhet të dini

sa here ne jave duhet te lani floket gjate veres ja cfare duhet te dini



































Flokët janë një shënjestër e lehtë e rrezeve të dëmshme të diellit, pluhurit dhe  faktorëve të tjerë dëmtues që gjenden në ajër.

floket-1024x576

Përpos tyre, gjatë stinës së verës flokët djersiten dhe ndoten më shpejt ndaj natyrshëm lind pyetja a duhen larë shpesh flokët gjatë stinës së verës?

Sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës?

Ekspertët thonë se floku dhe nevojat e tij bazohen tek organizmi unik i secilit individ dhe se kriteret për larjen e flokut duhen bazuar në tre faktorë.

Djersitja

Nëse jeni person që djersini shumë , atëherë duhet t’i lani flokët më shpesh por deri në dy herë në javë. Nëse e shihni të nevojshme t’i lani më shpesh sigurohuni që të përdorni zbutës.

Skalpi i kokës duhet të jetë i pastër dhe pa baktere por të ruajë vajrat natyralë që ai përmban.

Shampon ju mund ta aplikoni vetëm tek pjesa e rrënjëve ndërsa zbutësin në të gjithë gjatësinë e tij përveç rrënjëve.

Volumi i Flokut

Volumi i flokut është gjithashtu një kriter që duhet zbatuar në mëdyshjen mbi larjen e flokut në këtë periudhë të vitit.

Nëse keni flokë të dendur dhe djersini shumë, atëherë duhet të lani flokun një herë në dy ditë me një shampo të lehtë.

Flokët e lyer me bojë duhen mbrojtur me vajin e arrës së kokosit përpara ekspozimit në diell dhe për tu mbrojtur nga uji i detit.

Të dyja këto kanë efekt zbardhues të flokut.

Pas një dite të kaluar në det ju mund ta shpëlani flokun me ujë të pastër dhe më pas të përdorni një shampo për mbrojtjen e ngjyrës.

Flokët e Hollë

Flokët e hollë duhen larë një herë në dy ditë dhe nëse jeni buzë detit ose pishinave të shpëlaheni menjëherë pas notit.

Nëse keni skalp të thatë atëherë mund të përdorni shampo të thatë dhe një shpëlarje të thjeshtë me ujë pa pasur nevojë për një shampo të zakonshme.

Flokët e lyer e të verdhë ose të kuqe kanë nevojë për trajtime të rregullta gjatë verës për tu dhënë flokëve lagështinë e munguar./AgroWeb.org

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →