Fushata elektorale e shënjuar nga tensione politike dhe raste dhune sporadike, ka detyruar autoritetet që të mobilizojnë rreth 30,000 oficerë policie, të cilët do të vendosen në të gjithë Francën për të siguruar që të mos ketë incidente gjatë dhe pas raundit të dytë vendimtar të zgjedhjeve parlamentare
Ministri i Brendshëm e njoftoi marrjen e masave pak pasi zëdhënësja e qeverisë Prisca Thevenot tha se ajo dhe stafi i saj u sulmuan pasditen e djeshme nga një grup i vogël të rinjsh teksa vendosnin posterët e fushatës zgjedhore.
Edhe pse ajo nuk u plagos, ndihmësi i Thevenot dhe një aktivist i partisë u plagosën në sulmin nga një grup prej rreth 10 të rinjsh të paidentifikuar që po grisnin posterët e fushatës së tyre. Në të njëjtën kohë, edhe kandidatja e Tubimit Kombëtar në Savoie, Marie Dossi, u ankua se dje ishte sulmuar nga një shitës në një treg.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen tha se katër të dyshuar ishin arrestuar në lidhje me sulmin ndaj stafit të Thevenot. Darmanen tha se të dielën mbrëma, kur të shpallen rezultatet e zgjedhjeve, ai do të ishte “shumë i kujdesshëm” për sigurinë.
“Rreth 5,000 nga 30,000 policë që do të vendosen të dielën pasdite do të jenë brenda dhe rreth Parisit për të siguruar që e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme të mos përfitojnë nga situata për të shkaktuar incidente”, tha ai për rrjetin televiziv France 2.
Balotazhi i së dielës do të përcaktojë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen do të sigurojë një shumicë në parlament për herë të parë në historinë e Francës dhe do të formojë qeverinë e re në ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co