Nuk do të shkoj askund! Biden e konfirmon: Do të vijoj garën deri në fund

nuk do te shkoj askund biden e konfirmon do te vijoj garen deri ne fund
nuk do te shkoj askund biden e konfirmon do te vijoj garen deri ne fund

Nuk do të largohem! Në këtë mënyrë presidenti amerikan Joe Biden, përpiqet t’i japë fund spekulimeve për tërheqjen e mundshme nga gara presidenciale pas performancës së dobët në debatin me Trump. Në telefonatat me stafin e fushatës dhe takimet me ligjvënësit dhe guvernatorët demokratë të mërkurën, kreu i Shtëpisë së Bardhë u zotua se do të qëndrojë e nuk do të shkojë askund.

”Askush nuk po më përzë. Nuk do të largohem. Do te jem në këtë garë deri në fund”, tha presidenti në një email të shpërndarë nga ekipi i fushatës.

Kjo gjë u konfirmua më vonë edhe nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, teksa ju përgjigj pyetjes nëse presidenti do të tërhiqej.

“Absolutisht jo. Ju e dëgjuat këtë edhe nga ekipi i fushatës”, tha ajo.

Presidenti u takua virutalisht dhe në person me 24 guvernatorë demokratë dhe kryebashkiakun e Uashingtonit të mërkurën në mbrëmje për t’i siguruar ata se është ne gjendje të vijojë detyrën pas paraqitjes së dobët në debat. Vetëm 3 prej guvernatorëve, ata të Nju Jorkut, Minesotës dhe Merlendit u prononcuan për gazetarët duke u zotuar të mbështesin Biden, pas atij që cilësuan diskutim i sinqertë.

“Presidenti na ka përkrahur gjithmonë. Dhe tani ne do ta përkrahim gjithashtu”, tha Wes Moore Guvernator i Maryland.

Guevernatori i Minesotës Tim Walz, pranoi performanca e Biden në debatin me Trump kishte qenë e dobët, por se ai e ndjente se Biden ishte i përshtatshëm për detyrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →