3 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia italiane në Bolzano. Policia arrestoi një shtetas 29-vjeçar me origjinë shqiptare, pa precedentë penalë.
Droga u gjet në bodrumin e banesës së tij në Via Torino. I riu shqiptar do të duhet të përgjigjet për veprën penale të posedimit me qëllim të shitjes së lëndëve narkotike.
Kjo është kapja më e madhe e kokainës në vitin 2024 në kryeqytetin e Tirolit Jugor. Droga, nëse do të shitej në treg, do të kishte një vlerë gati 500 mijë euro për rreth 9 mijë doza.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co