Policia e Shtetit njoftoi ditën e sotme (4 korrik) se autoritet italiane kanë vënë në pranga shtetasin shqiptar Juri Ymeraj, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ymeraj akuzohet nga GJKKO-ja për pastrim parash, por në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për Balkan Web babai i 35-vjeçarit duke u shprehur se kjo është një e pavërtetë.
Petrit Ymeraj, pretendon se djali i tij ka marrë pafajësinë për akuzat e ngritura nga SPAK dhe se sipas tij është thirrur nga policia italiane vetëm për verifikim 24 orë.
Kujtojmë 35-vjeçari është i përfshirë edhe në dosjen e inceneratorit të Fierit, ku ai së bashku me Arbër Denizi dhe Silvester Driza, kanë themeluar shoqëritë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k.
Nga hetimet e kryera, transaksionet e inceneratorit të Fierit me kompanitë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k, janë fiktive dhe se ato janë krijuar posaçërisht për t’u përdorur për të mbuluar natyrën e vërtetë të kryerjes së këtyre transaksioneve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co