Arrestimi i Beqajt/ Ben Andoni: Duhet sistem transparence, SPAK të veprojë më shpejt për çështjet që kanë kosto…

arrestimi i beqajt ben andoni duhet sistem transparence spak te veproje me shpejt per ceshtjet qe kane kosto
arrestimi i beqajt ben andoni duhet sistem transparence spak te veproje me shpejt per ceshtjet qe kane kosto

Analisti Ben Andoni duke folur në rubrikën “Opinion” në News24 për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se në Shqipëri duhet një sistem transparence, pasi deri më sot mungon.

Andoni tha se ka ardhur koha që Kryeministri duhet të mbajë një përgjegjësi morale, gjë që deri më sot nuk ka qenë.

“Z. Beqaj ishte nga njerëzit kryesorë, jo vetëm si ideator i programit të PS-së, por ishte një nga njerëzit më të përgatitur teknikisht. Prisja nga SPAK që të ishte më i drejtpërdrejtë, sikundër pres që të veprojë më shpejt”, tha Andoni.

Ai tha se nuk e priste arrestimin e Beqajt tani, ndërsa shtoi se dilema e madhe është: a vepron SPAK me një lloj regjie?

“A ka diçka që nuk shkon me regjinë tonë. Përpara z. Beqajt kemi problemi e inceneratorëve dhe kjo çështje nuk po ecën fare. Kemi probleme të tjera që kanë ngecur. Dhe duket se një paqe e Beqajt me sistemin e drejtësisë, erdhi në një moment kur ai e besonte se do të ndodhte”, tha Andoni.

Ai tha se ka çështjes që rëndojnë mbi vendin, janë dy anije që janë ankoruar në Vlorë për energjinë, ndërkohë që prania e tyre nuk ishte e nevojshme, kemi çështjen e inceneratorëve që nuk po ecën.

“Janë çështjes që rëndojnë mbi vendin, ndaj dhe duhen zgjidhur shpejt. Nëse do të kishim një drejtësi të vërtetë do të kishim një zgjidhje qoftë për Gërdecin, qoftë për 21 janarin, që kemi humbje jetësh. Sistemit të drejtësisë i duhen modele profesionale dhe morale. Nuk besoj se SPAK ka profesionistë dhe kushte të mjaftueshme për ti dhënë zgjidhje çështjeve që rëndojnë buxhetin e shtetit”, tha Andoni. Sipas tij, duhen ekipe që të kenë logjikë ekonomike dhe financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →