Nga Yamal te Musiala, nga Niko te Bellingham, quajini “Euro kids”

nga yamal te musiala nga niko te bellingham quajini euro kids
nga yamal te musiala nga niko te bellingham quajini euro kids

Kampionati Europian i futbollit që po zhvillohet në Gjermani ka hyrë në fazën vendimtare. Lojtarët e rëndësishëm si Mbape, Kristiano Ronaldo, Herri Kejn, Grizman nuk e kanë thënë plotësisht fjalën e tyre. Sepse ata janë hijezuar nga yjet e rinj që kenë shpërthyer në “Euro 2024”.

Por flasim për lojtarë që janë të gjithë nën 21 vjeç. Madje ka dhe adoleshentë siç është rasti i Lamine Jamal. Janë pesë “fëmijë” që kanë marrë përdore ekipet e tyre deri më tani. Niko Uilliams e Lamine Jamal te Spanja, Xhamal Musiala te Gjermania, Xhud Bellingam te Anglia e Arda Gyler te Turqia janë kthyer në figura emblematike në ekipet e tyre bërë të harrohen ata me të cilët jemi mësuar tashmë. Një gjeneratë e re që premton shumë për të ardhmen. Aq sa që tani mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar “Euro 2024”-ën si Europiani i fëmijëve.

MUSIALA, KËRCËNIMI GJERMAN – Ylli i Bajernit të Mynihut i është përgjigjur besimit të plotë të trajnerit Nagelsman, duke marrë drejtimin e “Mannschaft”- it. Trajneri gjerman i ka dhënë çelësat e kombëtares, e cila vitet e fundit kishte qenë protagoniste e disa dështimeve, për të filluar të rifitonte pulsin e turneut të madh kombëtar. Dhe ai nuk ka zhgënjyer, duke qenë së bashku me Kodi Gakpo (Holandë), Mikautadze (Gjeorgji) dhe Shranz (Sllovaki), golashënuesit më të mirë me nga 3 gola. “Bambi” siç e thërrasin shokët e ekipit po tregon një maturi për t’u pasur zili.

BELLINGAM E GYLER – Ndërsa Jamal, Musiala dhe Niko Uilliams kanë përfituar nga vitrina e Europianit për të konfirmuar veten si futbollistë në hapin e parë të elitës, për Xhud Bellingam turneu është vetëm një konfirmim se personazhi fitues që ka treguar gjatë vitit të tij të parë në Madrid nuk ka qenë çështje e një sezoni të thjeshtë. Ishte ai që shpëtoi Anglinë kundër Sllovakisë me një gol 30 sekonda nga eliminimi! Por jo vetëm kaq, sepse ai është lider. I fundit që i është bashkuar listës së ngushtë të “fëmijëve” të mrekullueshëm është Arda Gyler, magjistari 19- vjeçar i një Turqie që ka arritur në çerekfinale pasi mposhti Austrinë.

KRAHËT E SPANJËS – I kemi lënë për në fund jo sepse janë më pak të rëndësishëm. Por për krahët fluturues të Spanjës po flitet çdo ditë. Karakter, grintë, lidership, trimëri, tmerri i Europës!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →