Sërish seancë kaotike? Nga ligji për bastet te marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe drafti për dekoratat, çfarë pritet të diskutohet sot në Kuvend

serish seance kaotike nga ligji per bastet te marreveshja me italine per emigrantet dhe drafti per dekoratat cfare pritet te diskutohet sot ne kuvend
serish seance kaotike nga ligji per bastet te marreveshja me italine per emigrantet dhe drafti per dekoratat cfare pritet te diskutohet sot ne kuvend

Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë plenare, ku pritet që aksioni opozitar të vijojë dhe seanca të mos zhvillohet normalisht.

Tensionet pritet të rriten edhe për shkak të numrit të lartë të deputetëve të PD të përjashtuar, ku me shtimin e katër emrave për të cilët Sekretariati i etikës mori dje vendimin për përjashtimin, numri shkon në 19.

“Etika” morri dje vendimin që deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë. Ndërkohë për deputetin Gazment Bardhi masa disiplinore ishte 10 ditë.

Ndërkohë ditën e sotme pritet të kalojë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive, ligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët si dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.

Po ashtu do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →