“I dashur SPAK”/ Genc Gjokutaj “letër” Prokurorisë së Posaçme: Ja ku gabuat me Ilir Beqajn

i dashur spak genc gjokutaj leter prokurorise se posacme ja ku gabuat me ilir beqajn
i dashur spak genc gjokutaj leter prokurorise se posacme ja ku gabuat me ilir beqajn

Avokati Genc Gjokutaj përmes një reagimi është shprehur se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u vu nën masën e detyrimit të paraqitjes për “100 milionë euro të shqiptarëve”, ndërsa për “125 mijë euro të fondeve të BE u vu nën masën e arrestit me burg”.

Gjokutaj e cilësoi këtë ndodhi si “një histori absurde”, ndërsa shtoi se “nuk bëhet shaka me “miellin e gjermanit””.

“I dashur” SPAK!
Per 100 milione € te shqiptareve lidhur me sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë Ilir Beqja u vu ne masen “detyrim per paraqitje” dhe ne fakt u paraqit sipas urdherit te GjKKO! Pra nuk ka patur rrezikshmeri të theksuar shoqerore as ai vete dhe as vepra qe supozohet se ka kryer!
Per 125 mije € te fondeve te BE u vu nen masen e “arrestit ne burg” çka flet per nje gjykim tjeter te rrezikshmerise se vepres penale dhe autorit!
Si tja vemë emrin kesaj historie absurde?
Standard i dyfishte me te njejtin person?
Apo nuk bëhet shaka me “miellin e gjermanit”?
Perse ky Sokrat (Beqja) nje here eshte i vuajtur dhe nje here tjeter derr i kenaqur?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →