BE vë tarifa të përkohshme ndaj automjeteve elektrike kineze

be ve tarifa te perkohshme ndaj automjeteve elektrike kineze



































Bashkimi Europian do të vendosë tarifa ndaj automjeteve elektrike të importuara nga Kina, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Europian.

be tarifa

Kjo masë vjen pas një hetimi që zbuloi se automjetet elektrike që prodhohen në Kinë mbështeten nga subvencionimeve të padrejta financiare, që përbëjnë kërcënim për prodhuesit europianë dhe dëmtojnë tregun europian për automjetet elektrike.

“Vendosja e tarifave nuk është qëllim në vetvete. Por është një mjet për të korrigjuar situatën e një konkurrence të padrejtë dhe të pabarabartë”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.

“Na nevojitet një zgjidhje që korrigjon avantazhin e padrejtë që u është dhënë prodhuesve në Kinë”, shtoi ai.

Hetimi 9 mujor i kryer nga Komisioni Europian përfshiu vizita në Kinë, diskutime më disa entitete të prekura, si edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Komisioni Europian po ashtu tha se mirëpriste faktin që konsultimet me qeverinë kineze po vazhdojnë me qëllim që të arrihet një zgjidhje që është në përputhje me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →