Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij në Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Bashkia e Tiranës është kthyer në një vend ku vijnë rilindasit dhe marrin para.
Ai tha se e vetmja mënyrë që të vendoset drejtësia, është arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj.
“Shpreh mirënjohjen ndaj qëndrestarëve që përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.
Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Është ai që ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro. Është kthyer Bashkia e Tiranës në një vend ku vjen një Rilindas, ikën një tjetër, marrin disa para e ikin në shtëpi.
As SPAK e askush nuk i bën dot për budallenj qytetarët e t’ju thotë që nuk dintë gjë Veliaj e Rama”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co